{"product_id":"zoti-president","title":"ZOTI PRESIDENT","description":"\u003cp\u003eNë një vend pa emër, një diktator egomaniak përpiqet të zhdukë një kundërshtar politik për të ruajtur pushtetin e vet. Teksa tirania ka lëshuar rrënjë, çdokush është i detyruar të zgjedhë mes kompromisit ose vdekjes. Duke marrë shkas nga jeta nën regjimin e Presidentit Manuel Estrada Cabrera në Guatemalë, ku libri ishte i ndaluar për shumë vite dhe i mbushur me një lirizëm mahnitës, simbolizëm Maya-n dhe autenticitet guatemalas, fituesi i çmimit Nobel Miguel Angel Asturias-i ka krijuar një kryevepër surrealiste, një satirë të mprehtë të totalitarizmit dhe një portret të paarritshëm të terrorit psikologjik.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMIGUEL ÁNGEL ASTURIAS-it (1899-1974) iu akordua Çmimi Nobel për Letërsinë në vitin 1967. Studio juridik në vendin e lindjes, Guatemalë, para se të vijonte studimet në Paris, ku u përball me shkrimet surrealiste të cilat më pas do të influenconin fuqishëm veprën e tij. Kur në vitin 1946 u botua “Zoti President”, Asturias-i ishte një shkrimtar dhe poet i njohur dhe shumë i vlerësuar, jo vetëm në vendin e vet, por edhe në Europë. Romani që përshkruan korrupsionin, intrigat e pushtetit dhe skamjen në të cilën një diktator i paskrupullt detyronte të jetonte popullin e vet, u shkrua përgjatë qëndrimit të shkrimtarit në Paris. Për shkak të implikimeve politike, Asturias-i nuk mundi ta marrë librin me vete kur në 1933-shin u kthye në Guatemale, ku në pushtet ishte diktatori Jorge Ubico. Për këtë arsye, versioni origjinal u botua vetëm pas trembëdhjetë vjetësh.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48668821094643,"sku":null,"price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/zoti-presidentok.jpg?v=1773767183","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/zoti-president","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}