{"product_id":"vrasje-ne-orient-ekspres","title":"VRASJE NE ORIENT EKSPRES","description":"\u003cp\u003eNdërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë të vërtetë, vrasësi është i fshehur midis udhëtarëve të trenit, por në vështrim të parë duket se asnjë prej tyre nuk ka një motiv të fortë për ta kryer këtë krim. Në faqet e romanit shohim të na parakalojnë personazhe shumë interesante, që nga konduktorët e diplomatët, gratë mondane e kamarieret, të reja e të bukura apo edhe plaka të vendosura deri në fund, ushtarakë apo edhe pronari i trenit të Orientit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTë gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë të përfshirë apo të dyshuar. Një hetim i komplikuar qëndron përpara detektivit të pagabueshëm.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKomente mbi librin\u003cbr\u003e“Një roman që arrin majat e krijimtarisë së Agatha Christie. Për t’u lexuar e rilexuar, i këshillueshëm sepse është i veçantë e i mrekullueshëm, një perlë e shndritshme jo vetëm e letërsisë së verdhë, por e të gjithë letërsisë.”\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eIl Giornale della Libreria\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e“Një triller që e përfshin mjeshtërisht lexuesin qysh në faqet e para. Autorja e përdor fjalën në mënyra tërheqëse, për ta bërë gjithnjë e më shumë lexuesin të interesuar të ndjekë ngjarjen e kësaj vrasjeje: që është fabula e librit. Personazhet janë të ndërtuara mirë dhe romani është plot surpriza e sekrete. Në faqet e fundit jepet zgjidhja e dramës, por çdo lexues pyet: Kush është me të vërtetë vrasësi?”\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48768748355827,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/vrasja-ne-orient-ekspres.jpg?v=1774695405","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/vrasje-ne-orient-ekspres","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}