{"product_id":"vetebesimi","title":"VETEBESIMI","description":"\u003cp\u003eJeta e Madonës, Patrick Edlinger-it, George Sand-it, John Lennon-it, Serena Williams-it apo e disa të tjerëve, do të na ndriçojë këtu: ne nuk lindim me vetëbesim, por bëhemi të tillë. Vetëbesimi është gjithmonë një pushtim, i duruar, i vështirë. E nganjëherë, kur zotërimi i vetes sonë kulmon në një formë harrimi të vetes, ky vetëbesim është gjithashtu rast për një gëzim të thellë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePër ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë. Pra do të na duhet të shkojmë të kërkojmë gjetkë: te psikologë si Boris Cyrulnik apo psikanalistë si Jacques Lacan, në punime kërkuesish apo pedagogësh, në përvojën e sportistëve, pilotëve të avionëve ushtarakë apo mjekëve të urgjencës, në fjalët e poetëve apo vegimet e mistikëve të mëdhenj.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eVetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona, sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline. Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator, por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë, ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet, ngurrimet dhe rrëmbimet, t’i vrapojmë përbri siç ndjekim një fëmijë që desh rrëzohet, e pastaj e gjen ekuilibrin dhe hidhet përpara.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48827268530419,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/vete-besimi.jpg?v=1776009905","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/vetebesimi","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}