{"product_id":"vendi-im-i-imagjinuar","title":"VENDI IM I IMAGJINUAR","description":"\u003cp\u003e\u003cem\u003eQë kur përshkova Andet fillova të imagjinoja në mënyrë të pavetëdijshme një vend.”\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAshtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë “i imagjinuar” dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese. Sot, pas shumë kohe të jetuar dhe pas shumë braktisjesh, shumë librash të shkruar dhe shumë mall, Kilit të Isabelës, të imagjinuar dhe të ëndërruar, të ruajtur si një peizazh i brendshëm dhe të banuar nga shpirtrat e të ndjerëve, i mbivendoset një vend më në fund real: krenaria e lumtur e rrënjëve, kënaqësia e rizbulimit të një pjese të heshtur të vendit të saj brenda familjaritetit të fjalëve: kureshtja e bisedave, befasia e sjelljeve, magjia e peizazheve plot dritë, ngrohtësia dhe vitaliteti i çuditshëm i bashkatdhetarëve të saj. Kështu, një vend i sajuar në mendje bëhet toka e prekshme e origjinës dhe, nëse e gjitha kjo nuk mjafton për të fshirë dhimbjen e mërgimit, shërben për t’i dhënë një kuptim dhe një vlerë mallit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eISABEL ALLENDE\u003c\/strong\u003e ka lindur në Lima më 1942 dhe më pas ka jetuar në Kili deri në vitin 1973. Pas grushtit të shtetit të Pinoçetit u vendos në Venezuelë dhe, më pas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAjo konsiderohet si një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796115861747,"sku":null,"price":900.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Vendi-im-imagjinar-1000x1573.png?v=1775303208","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/vendi-im-i-imagjinuar","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}