{"product_id":"vend-i-gabuar-cast-i-gabuar","title":"VEND I GABUAR CAST I GABUAR","description":"\u003cp\u003eAutorja e njohur bestseller, Gillian McAllister, sjell një thriller krejtësisht ndryshe nga çdo gjë tjetër, një histori plot zgjuarsi dhe kthesa të papritura, për një nënë që duhet të udhëtojë prapa në kohë për të parandaluar një tragjedi që kërcënon familjen e saj.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eA mund të ndalosh një vrajse, pasi ajo tashmë ka ndodhur?\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eËshtë mesnata e mëngjesit të Hellouinit. Xheni pret me ankth kthimin në shtëpi të djalit tetëmbëdhjetëvjeçar, Todit. Fillimisht është e shqetësuar vetëm për vonesën, por frika merr një tjetër përmasë kur Todi më në fund shfaqet nga errësira. Ndërsa Xheni e sheh  nga dritarja, befas tmerrohet: djali i saj gazmor dhe, në pamje të parë, i  lumtur, godet me thikë një të panjohur. \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAjo nuk e di kush është viktima, as pse e kreu Todi këtë akt kaq të rëndë dhune. Por kupton vetëm se jeta e saj, dhe ajo e djalit, atë çast u thyen copash. \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePas arrestimit të Todit, Xheni bie në gjumë, e dëshpëruar. Por, kur zgjohet, gjendet në ditën e djeshme. Vrasja ende nuk ka ndodhur dhe kjo i jep mundësi për ta ndaluar. Çdo mëngjes, Xheni zgjodhet edhe më prapa në kohë, fillimisht disa ditë, pastaj javë, e më pas vite para ngjarjes fatale. Kupton se shkaku i krimit të tmerrshëm ndodhet diku në të kaluarën dhe se është misioni i saj të gjejë dhe ta parandalojë tragjedinë. \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e“Vend i gabuar, çast i gabuar” është një roman tronditës dhe prekës që bashkon forcën e dashurisë së një nëne me tensionin e një  thrilleri plot surpriza. Një histori e jashtëzakonshme që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit.  \u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48645338235123,"sku":null,"price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/vend-i-gabuar-cast-i-gabuar.jpg?v=1773672290","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/vend-i-gabuar-cast-i-gabuar","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}