{"product_id":"vajzat-e-viles-se-pelhurave","title":"VAJZAT E VILES SE PELHURAVE","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAugsburg, 1916. Kanë kaluar tre vjet qysh kur jetimja Marije trokiti në portën e Vilës së Pëlhurave, në kërkim të punës si shërbyese në familjen Melcer. Nuk do t’ia kish marrë  mendja kurrë se një ditë do të bëhej bashkëshortja e Paul Melcerit, trashëgimtarit të perandorisë së pëlhurave. Kamerierët e shërbyesit e shohin me admirim dhe zili, por Marija nuk do ta shijojë gjatë fatin e mirë: Lufta e Parë Botërore do të pllakosë botën përrallore të vilës, që shndërrohet në spital ushtarak, ku të plagosurit kurohen me dhembshuri nga vajzat e shtëpisë. Pauli shtrëngohet të niset për në front, njësoj si bashkëshortët e Kitit e Lizës, ndërsa vila dhe fabrika e cohërave mbushen me personazhe të reja: mjeku i ri Mobius, që me buzëqeshje magjeps shërbyeset e infermieret; Grigorji, robi rus i luftës, që punon në stabiliment, shikimi i të cilit shpon zemrën e pjatalarëses Hana; dhe në fund togeri melankolik Ernst fon Klipshtajn, që nuk ka sy për askënd tjetër, përveçse për të zonjën e shtëpisë. Por, ndërsa Marija bën çmos që të mbajë në këmbë ndërmarrjen, vjen lajmi se Pauli i saj i dashur është zhdukur në luftë dhe shpresa për ta përqafuar sërish zbehet çdo ditë e më shumë...\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eNjë varg të papriturash dhe dashurish të reja, treguar nga këndvështrimi i veçantë i shërbyesve intrigantë të vilës.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48768486473971,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/vajzat-e-viles-se-pelhurave.jpg?v=1774690209","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/vajzat-e-viles-se-pelhurave","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}