{"product_id":"vajza-dhe-nata","title":"VAJZA DHE NATA","description":"\u003cp\u003e\u003cem\u003eBregu i Kaltër, dimër 1992\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë. Për vajzën “dashuria është o gjithçka o asgjë”. Askush nuk do ta shohë më.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cem\u003eBregu i Kaltër, pranverë 2017\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDeri në përfundim të liceut ishin të pandashëm, por që atëherë Fani, Tomasi dhe Maksimi – miqtë më të mirë të Vinkës – nuk i kishin folur më me gojë njëri – tjetrit. Takohen sërish tani në një mbledhje ish – nxënësish. Njëzet e pesë vjet më parë, në rrethana të tmerrshme, që të tre kanë kryer një vrasje, duke e murosur kufomën në palestrën e shkollës. Pikërisht ajo palestër që sot duhet të shembet për t’i bërë vend një ndërtese tjetër. Tani e tutje, asgjë s’mund ta pengojë daljen në shesh të së vërtetës për rastin e Vinkës. Tronditës, i dhimbshëm, demoniak.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNga mjeshtri i zhanrit \u003cem\u003enoir\u003c\/em\u003e, romani i tij i ri mbresëlënës që edhe njëherë u ngjit në majat e klasifikimeve franceze.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eRoman pas romani, \u003cem\u003eGuillaume Musso\u003c\/em\u003e ka krijuar një lidhje krejt të veçantë me lexuesit e tij. I lindur në Antibes më 1974, ka filluar të shkruajë pas studimeve dhe s’ka ndaluar më, edhe pasi u bë profesor i Ekonomisë. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, dhe shumë herë të përshtatur për kinemanë, e kanë kurorëzuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të zhanrit \u003cem\u003enoir\u003c\/em\u003e, falë suksesit të romaneve si \u003cem\u003eKushtrimi i engjëjve\u003c\/em\u003e, Central Park, \u003cem\u003eVajza e Bruklinit, Një apartament në Paris.\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48636984525043,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/vajza-dhe-nata.jpg?v=1773497709","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/vajza-dhe-nata","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}