{"product_id":"uria-mbi-drin","title":"URIA MBI DRIN","description":"\u003cp\u003eNë Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të krishterëve, por edhe në dëshmi të shkrirjes së dy botëve të ndryshme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eUra është qendra e romanit të Ivo Andriçit, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1961: një afresk madhështor, që shtrihet nga Pesëqinda deri në Luftën e Parë Botërore dhe që ka në sfond një Bosnjë romantike, me çështjet e saj të larmishme historike, por edhe me dramat e përditshme të gëzimit e të vuajtjes së njerëzve.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMe këtë vepër Andriçi, një prej zërave më të mëdhenj të letërsisë në gjuhën serbe e, në përgjithësi, të Europës bashkëkohore, ritheksohet si shkrimtari, i cili ka pasqyruar më mirë problemet dhe karakteristikat e kësaj toke të trazuar.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48700356296947,"sku":null,"price":1100.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/ura-mbi-drin.jpg?v=1773939678","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/uria-mbi-drin","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}