{"product_id":"udhetim-ne-europen-lindore","title":"UDHËTIM NË EUROPËN LINDORE","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePër herë të parë në Shqipëri, në një botim ekskluziv, kronika e udhëtimeve të një Gabriel García Márquez-i në moshë të re në vendet socialiste. Një reportazh po aq i jashtëzakonshëm sa Rrëfimi i një anijehumburi.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cem\u003eUdhëtim në Europën Lindore\u003c\/em\u003e\u003cspan\u003e është kronika-dëshmi e udhëtimit të Gabriel García Márquez-it në rininë e tij në vendet socialiste gjatë viteve pesëdhjetë. Në faqet e tij lexuesi do të gjejë, krahas vrojtimeve të shokëve të rrugës, një analizë të mprehtë ku nuk mungon ironia e ngjarjeve sociale dhe politike të kohës.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eUdhëtimi në enklavën socialiste fillon me Gjermaninë Lindore dhe vazhdon me Çekosllovakinë, Poloninë, Hu- ngarinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Aty, ai do të përpiqet të zbulojë fytyrën e vërtetë të komunizmit të realizuar sipas ideve të Leninit: një regjim kafkian që thuajse nuk vihet në pikëpyetje nga një popull i trembur që duket se i nënshtrohet fatit të vet.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eI shkruar dhe i botuar pjesë-pjesë në të njëjtën kohë me të famshmin \u003c\/span\u003e\u003cem\u003eRrëfim i një anijehumburi\u003c\/em\u003e\u003cspan\u003e, ky reportazh përbën një tjetër shembull të paçmueshëm pune të vështirë hulumtuese, rigoriziteti historik dhe besnikërie ndaj fakteve të rrëfyera, shtylla të çdo gazetarie cilësore. Me mjeshtërinë e tij letrare të padiskutueshme, Gabriel García Márquez-i dëshmon edhe një herë prirjen e tij më të thellë: kënaqësinë për të rrëfyer një histori të mirë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48675377316083,"sku":null,"price":700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/UDHETIM_NE_EUROPEN_LINDORE-02.webp?v=1773858730","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/udhetim-ne-europen-lindore","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}