{"product_id":"trashegimia-e-viles-se-pelhurave","title":"TRASHEGIMIA E VILES SE PELHURAVE","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eI paharrueshëm, plot zbulime e të papritura: pjesa e tretë e serisë bestseller Vila e Pëlhurave.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eAugsburg, 1923. Pas shkatërrimeve të Luftës së Madhe, banorët e Vilës së Pëlhurave nisin ta shohin të ardhmen me optimizëm, sidomos kur i zoti i shtëpisë, Paul Melceri, kthehet nga Rusia dhe përqafon Marijen e tij të adhurueshme. Tashmë ka ardhur çasti që ai të marrë në dorë frerët e fabrikës së madhe të pëlhurave, të cilën, në mungesë të tij, e kish drejtuar e shoqja. Pas shumë muajsh ndarjeje, dashuria e tyre është më e fortë se kurrë, edhe pse Marija kupton se sa me të vjetrën është Pauli. Ai i sheh me dyshim modelet e skicuara nga Marija: ato kostume aq moderne, të ngushta e të guximshme. Kthimi në jetën e mbyllur familjare nis ta mbysë Marijen dhe Pauli, për ta ndihmuar, vendos t’i realizojë një ëndërr: t’i hapë një atelie mode të vetën. Sigurisht, është krejt i papritur suksesi i madh i modeleve të saj të para: zonjat flasin vetëm për stilisten e re, e tërë shoqëria e lartë u gëzohet veshjeve të saj. Kur punët fillojnë ta mbajnë larg shtëpisë dhe fëmijëve, Pauli vendos t’i japë një ultimatum Marijes, me pasoja krejt të papritura. Për habinë e madhe të familjarëve dhe shërbyesve intrigantë të shtëpisë...\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48768576946419,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/trashegimia-e-viles-se-pelhurave.jpg?v=1774690866","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/trashegimia-e-viles-se-pelhurave","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}