{"product_id":"teposhte","title":"TEPOSHTË","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eVëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat. Vepra mban emrin e tregimit më të gjatë të përmbledhjes, por, në të njëjtën kohë, Teposhte mund të kuptohet edhe si shthurje morale e vetë personazheve. Në këto tregime thyhet idili i familjes rurale, kur na tregohet për një fëmijëri pa gëzim, shpesh edhe brutale, si dhe për epshin, alkoolizimin dhe lakminë e të rriturve. Përmes një ndërthurjeje të realitetit dhe të fantazisë, të maktheve dhe të qeshurave “të errëta” na zbulohen përshtypjet e një fëmije për jetën, si dhe jeta e trazuar në diktaturën e Çausheskut në Rumani.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48700205465843,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/teposhte.jpg?v=1773938726","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/teposhte","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}