{"product_id":"te-lire","title":"TË LIRË","description":"\u003cp\u003e“Kuptimi i lirisë nuk kishte qenë kurrë në mendimet e mia deri ditën që përqafova Stalinin. Ashtu nga afër, Stalini m’u duk më i gjatë se ç’e prisja”.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e“Një vogëlushe rritet nën shtypjen e një shteti komunist, ku të vërtetat publike pranohen lumturisht, ndërsa ato private fshihen. Kur kjo botë nis e shkërmoqet, ajo duhet t’i gjejë kuptim vetë jetës, duke u mbështetur në këshilla kontradiktore, informacione të copëtuara dhe, mbi të gjitha, në kureshtjen e saj kokëfortë. Ky libër kujtimesh fëmijërie – si shumë pak të tjerë – të zhyt në mendime dhe është i shkruar mrekullisht, me humor, ndjeshmëri dhe vëzhgim të mprehtë – një libër vërtet magjepsës”.  – Noel Malcolm, autor i librit “Agjentë Perandorakë”\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e“Të lirë” është një nga ata libra shumë të rrallë që tregojnë sesi historia formëson jetët njerëzore dhe politikat e tyre. Lea Ypi është një shkrimtare kaq e shkëlqyer dhe kaq e fuqishme, saqë historia e saj bëhet historia jote”. – Ivan Krastev, autor i librit “Drita që u shua”.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48646214025459,"sku":null,"price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Lea-ypi.jpg?v=1773684238","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/te-lire","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}