{"product_id":"syri-me-blu","title":"SYRI MË BLU","description":"\u003cp\u003ePekola Bridllavi, dymbëdhjetëvjeçare, është heroina me fatin tragjik të Syrit më Blu. E ndjekur nga dhuna e vijueshme psikike e fizike, ëndërron të ndërrojë sytë e saj të zinj me një palë sy të bukur blu. Ëndrra i mbetet pezull nën peshën e dhunës dhe e kthen në një nga ato viktima, të cilat mbeten të rralla në krijimtarinë e madhe botërore. Ka gjëra më të shëmtuara në jetë sesa shëmtia fizike; dhe Pekola e gjorë bëhet peng i tyre. Ajo pështyhet, vihet në lojë, me të tallen dhe, më në fund, e përdhunojnë. Ndaj nuk është e çuditshme që dëshiron të jetë e kundërta e asaj që është, me fjalë të tjera, të jetë fëmijë biond dhe sykaltër. Ky damar veturrejtjeje është pikërisht ajo çka e ruan romanin e Toni Morrisonit të mos degradojë në një skenar të thatë viktimizimi. Syri më Blu është një nga ato arritje universale, që nuk mund të njohin imitim.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48674316648691,"sku":null,"price":650.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/syri-me-blu-1-e1759752925983.jpg?v=1773850318","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/syri-me-blu","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}