{"product_id":"simboli-i-humbur","title":"Simboli i Humbur","description":"\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eNë këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale “Kodi i Da Vinçit”, Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. “Simboli i humbur” është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme… të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot. I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C., “Simboli i humbur” zhvillohet me shpejtësi në një mjedis befasues dhe shkon drejt një përfundimi të papërfytyrueshëm.\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003e \u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eRrëfimi nis me simbologun e njohur të Harvardit, Robert Langdonin, i cili merr një ftesë të papritur për të dhënë një leksion në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por, pak minuta pas mbërritjes së tij, nata merr një kthesë të çuditshme. Një objekt shqetësues – i koduar mjeshtërisht me pesë simbole – zbulohet në ndërtesën e Kapitolit. Langdoni e njeh objektin si një ftesë antike… që synon ta çojë marrësin e saj në një botë të urtësisë ezoterike, të humbur kohë më parë.\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003e \u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eKur mentori i dashur i Langdonit, Piter Solomoni – një mason e filantrop i mirënjohur – rrëmbehet brutalisht, Langdoni e kupton se e vetmja shpresë për ta shpëtuar atë është ta pranojë ftesën mistike dhe të shkojë kudo që ta shpjerë ajo. Në çast, Langdoni gjendet i zhytur në një botë të fshehtë të sekreteve masone, të historisë së panjohur e të vendeve të papara ndonjëherë dhe të gjitha ato duket se e tërheqin drejt një të vërtete të vetme, të pabesueshme.\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eSiç e zbuloi bota te “Kodi i Da Vinçit” dhe “Engjëj dhe djaj”, romanet e Dan Brown-it janë tablo të shkëlqyera të historive të fshehta, të simboleve të mistershme dhe të kodeve enigmatike. Në këtë roman të ri, ai përsëri i sfidon lexuesit me një rrëfim të zgjuar e me ritëm marramendës, që paraqet befasi në çdo kthesë. “Simboli i humbur” është pikërisht ajo çka kishin pritur admiruesit e Brown-it… romani i tij më drithërues deri tani.\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48636580233459,"sku":null,"price":1300.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Simboli-i-humbur-cover-1000x1573.png?v=1773480574","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/simboli-i-humbur","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}