{"product_id":"si-te-behesh-magnet-parash","title":"SI TE BEHESH MAGNET PARASH","description":"\u003cp\u003eUdhëzimet e drejtpërdrejta të Marc Reklau-t të japin 71 zakone të vërtetuara që të shtrojnë rrugën drejt pasurisë dhe suksesit, zakone të cilat mund t’i zbatosh që sot, teksa ëndërron me sy hapur që të fitosh lotarinë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eReklau zbulon sekretet e pasanikëve dhe i distilon në hapa praktikë për rutinën tënde të përditshme. Qoftë nëse pret fundin e muajit për rrogën, apo thjesht po kërkon çelësin për të shtuar pasurinë, ky libër është harta jote drejt lirisë financiare.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eReklau, i cili ishte i papunë, arriti lirinë financiare brenda një dekade. Ai mishëron parimet e shkruara në këtë libër, që do të të ndryshojnë jetën, dhe është dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme të tyre: të jetosh një jetë të lirë, pa u shqetësuar për paratë. Rrugëtimi i tij, nga problemet financiare te suksesi, jo vetëm që është frymëzues, por është edhe një plan veprimi që e ndan me ty në këto faqe.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSi të bëhesh magnet parash nuk ka të bëjë vetëm me pasurimin, por me ndryshimin e mendësisë dhe veprimeve të tua, të cilat do të të sjellin një jetë bollëku dhe sigurie. Nga zotërimi i mendësisë së parasë, te strategjitë e investimit që do të të shtojnë pasurinë, ky libër do të jetë shoqëruesi i duhur në rrugëtimin tënd drejt suksesit financiar.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAtëherë përse të presësh fatin, kur mund ta krijosh që tani? Hape këtë libër dhe hyr në botën e transformimit financiar!\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48827002781939,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/si-te-behesh-magnet-parash.jpg?v=1776003829","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/si-te-behesh-magnet-parash","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}