{"product_id":"si-ta-perdorim-mendjen","title":"SI TA PERDORIM MENDJEN","description":"\u003cp\u003eSi ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë, të ndërthurë shkencoren me praktiken, anën thelbësisht mendore, me gjasat e shkëlqyera për t'in zbatuar në jetën e përditshme këshillate ofruara bujarisht prej tij, duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht, me një gjuhë tejet të kuptueshme, ndonëse gjithmonë brenda suazave të saktësisë shkencore.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKushdo që ka për ta lexuar këtë libër largpames, do të bindet vetvetiu për vërtetësinë e dëshmuar burimore të besimit të patundur që e pati shtyrë Willaim Walker Atkinson, ndër udhëheqësit e lëvizjes së njohur të \"New Thought\", ose në shqip \"Mendimit të Ri\", ta shkruante këtë libër më shumë se një shekull më parë (ngase ky liber vijon t'i bëjë ballë kohë qysh nga botimi tij fillestar, në vitin e largët 1911).\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAtkinson ishte thellësisht bindur në fuqinë e mendjes së njeriut, dhe nëqoftëse edhe ne arrijmë të kthjellohemi për këtë gjë, edhe falë shfletimit, leximit të vëmendshëm, dhe nxjerrjes së përfundimeve të duhura e të vyera nga ky libër shkruar mjeshtërisht prej tij, atëherë do të dimë t'i zbulojmë gjithë zotesite, aftësitë dhe dhuntitë tona mendore, psikologjike, arsyetuese zhvillimore, që do të na shpien shumë më larg në jetë, seç mund të kishim pandehur gjer më sot.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48826867024115,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/frwkteulef-0-search-resize.webp?v=1775987696","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/si-ta-perdorim-mendjen","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}