{"product_id":"shuma-e-diteve","title":"SHUMA E DITEVE","description":"\u003cp\u003eVitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, duke bërë një kronikë të familjes, të cilën e ka mbledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore. Marrëdhënia dashurore me burrin e dytë, Uillin, dhe ankthi për të krijuar dhe për të mbrojtur një fis të gjerë familjar janë dy lajtmotivet kryesore që mbajnë unitetin e së tërës. Isabel mban bashkë – në kuptimin  e mirëfilltë të fjalës – një klan shumë të larmishëm me njerëz dhe e qeveris si një patriarke e vërtetë. E si mund të dyshosh për këtë prirje të saj pasi ke lexuar “Shtëpia e shpirtrave”?! Dhe, paçka se ndonjëherë bujaria tejkalohet e shndërrohet në ushtrim pushteti dhe në kontroll të jetës së të tjerëve, është po kaq e vërtetë se nga ky portret i gjallë dalin në pah vlerat e padiskutueshme të familjes së zgjeruar, si vend i dashurisë dhe i mirëkuptimit. Nëse aventurat e fisit dhe “të mbretëreshës” së tij luajnë rolin kryesor, nuk mungojnë reflektimet mbi pasiguritë e kohës, mbi dobësitë e një karakteri të fortë, mbi shpërblesën e shpirtgjerësisë, mbi aftësinë për të ndryshuar dhe, tekefundit,  mbi dhuntinë për ta parë veten në mënyrë ironike.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e“Shuma e ditëve” është një kronikë dashurish që na përket nga afër.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796077523187,"sku":null,"price":1100.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Shuma-e-diteve-1000x1573.png?v=1775302125","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/shuma-e-diteve","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}