{"product_id":"shtepia-e-shpirtrave","title":"SHTEPIA E SHPIRTRAVE","description":"\u003cp\u003e“Shtëpia e shpirtrave”, është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm “100 Vjet Vetmi” te Márquez.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eËshtë fitues i një numri të pafund çmimesh ndërkombëtare, është një libër i shkëlqyer i letërsisë bashkëkohore, i cilësuar si një ndër 100 më të lexuarit e letërsisë së sotme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë roman përshkruhen në mënyrë marramendëse ngjarjet e vërteta të historisë, fshehur pas një fasade letrare. Në këtë sfond historik, të mirëpërcaktuar, hap krahët ngjarja në formën e një legjende. Dhe rrëfimi brilant shpalos historinë në tre breza të familjes së Esteban Truebës, i cili bie në dashuri me Rozën e bukur. E këtu nis e gjithë historia e kësaj familjeje…\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFletoret e vjetra të Klarës, të shkruara gjatë periudhave të gjata të heshtjeve të saj, shpalosin historinë e familjes e të vendit, të komploteve, dashurive dhe urrejtjeve, fajeve dhe hakmarrjeve, paudhësive dhe mirësive. Ëndrrat, shpresat, dashuritë, trashëgimitë shpirtërore dhe lidhjet mes njëri-tjetrit, të cilat bëjnë që faqet e librit të fluturojnë njëra pas tjetrës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKy roman të lë gojëhapur për fuqinë shprehëse dhe bukurinë e përshkrimit. Pa dyshim ai është një roman që mban edhe peshën e përshkrimit të ngjarjeve historike të vendit, përmes të njëjtit talent letrar që e bënë Isabel Allende-n shkrimtare të famshme.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796104491251,"sku":null,"price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Shtepia-e-shpirtrave-1000x1573.png?v=1775302931","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/shtepia-e-shpirtrave","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}