{"product_id":"shtate-bashkeshortet-e-evelin-hygose","title":"SHTATE BASHKESHORTET E EVELIN HYGOSE","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eIkona e filmave të Hollivudit Evelin Hygo, tashmë e moshuar dhe e, tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani? Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lënë, jeta profesionale 1 ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për ti shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta perdorë këtë mundësi për t’i dhënë shtysë përpara parrierës.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eNë apartamentin luksoz të Evelinës, Monika dëgjon e mahnitur historite qe i tregon aktorja. Duke e nisur nga mbërritja në Los Anxhelos në vitet 1950, te vendimi për ta lënë biznesin e shfaqjeve në vitet 1980 dhe, sigurisht, duke i treguar edhe për shtatë burrat që kishte ndërruar, Evelina shtjellon një histori ambicieje të pamëshirshme, miqësish të papritura dhe dashurish të ndaluara. Monika fillon të ndihet mjaft e lidhur me yllin legjendar por, ndërsa historia e Evelinës i afrohet fundit, bëhet e qarte se, jeta e saj ndërthuret me atë të Monikës në mënyrë tragjike dhe të pakthyeshme.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49052871983347,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/shtate-bashkeshortet-e-evelin-hygose_f6a0b946-c721-4ebe-97da-f3edd28583c2.jpg?v=1778774446","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/shtate-bashkeshortet-e-evelin-hygose","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}