{"product_id":"shoqeria-pa-shkolle","title":"SHOQERIA PA SHKOLLE","description":"\u003cp\u003e\u003cspan class=\"d2edcug0 hpfvmrgz qv66sw1b c1et5uql oi732d6d ik7dh3pa ht8s03o8 a8c37x1j fe6kdd0r mau55g9w c8b282yb keod5gw0 nxhoafnm aigsh9s9 d3f4x2em iv3no6db jq4qci2q a3bd9o3v b1v8xokw oo9gr5id\" dir=\"auto\"\u003eIvan Illich (1926-2002) lindi në Vjenë, nga baba kroat dhe nënë hebreje. Studioi në qytetin e lindjes, në Firence, në Universitetin Gregorian (Vatikan) dhe Salcburg. Në fillim punoi si prift në Nju Jork, por më pas u zhvendos në Meksikë, ku më 1961 themeloi Qendrën Ndërkulturore të Dokumentimit (CID), me program të spikatur anti-imperialist. Në këtë periudhë Illich zhvilloi pikëpamje përherë e më kritike ndaj Kishës Katolike dhe më në fund e braktisi priftërinë më 1969, duke u kthyer në një nga mendimtarët më radikalë të shekullit të kaluar.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan class=\"d2edcug0 hpfvmrgz qv66sw1b c1et5uql oi732d6d ik7dh3pa ht8s03o8 a8c37x1j fe6kdd0r mau55g9w c8b282yb keod5gw0 nxhoafnm aigsh9s9 d3f4x2em iv3no6db jq4qci2q a3bd9o3v b1v8xokw oo9gr5id\" dir=\"auto\"\u003eKritika e Illich-it u orientua veçanërisht kundrejt teknologjisë dhe disa institucioneve themelore të modernitetit: arsimi, mjekësia, procesi i prodhimit masiv. Sipas autorit, arsimimi masiv dhe mjekësia moderne kanë sjellë përfitime të dyshimta, madje të rreme, për njerëzimin; këto zhvillime kanë manipuluar, duke i institucionalizuar, aspekte themelore të jetës, e si përfundim kanë sjellë bjerrjen e vetëmjaftueshmërisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.\u003cbr\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan class=\"d2edcug0 hpfvmrgz qv66sw1b c1et5uql oi732d6d ik7dh3pa ht8s03o8 a8c37x1j fe6kdd0r mau55g9w c8b282yb keod5gw0 nxhoafnm aigsh9s9 d3f4x2em iv3no6db jq4qci2q a3bd9o3v b1v8xokw oo9gr5id\" dir=\"auto\"\u003eNë veprën “Shoqëria pa shkollë”, Illich i paraqet shkollat si vende ku mbretëron dhe përtërihet konsumerizmi dhe bindja ndaj autoritetit, dhe ku mësimi i vërtetë zëvendësohet nga një garë me pengesa nëpër një hierarki institucionale që, në vend të dijes, shpërndan kredenciale boshe. Në vend të shkollimit të detyruar, Illich propozon një model mësimor që transmeton dije dhe aftësi nëpërmjet rrjeteve të marrëdhënieve informale dhe vullnetare.\u003cbr\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan class=\"d2edcug0 hpfvmrgz qv66sw1b c1et5uql oi732d6d ik7dh3pa ht8s03o8 a8c37x1j fe6kdd0r mau55g9w c8b282yb keod5gw0 nxhoafnm aigsh9s9 d3f4x2em iv3no6db jq4qci2q a3bd9o3v b1v8xokw oo9gr5id\" dir=\"auto\"\u003eIllich ishte po aq kritik edhe ndaj mjekësisë moderne, të cilën e akuzonte, ndër shumë gjëra të tjera, për shtimin, në vend se pakësimin, e vuajtjeve. Në përputhje me pikëpamjet e tij, në vitet e fundit të jetës Illich nuk pranoi të kurohej për një tumor që, si përfundim, i shkaktoi vdekjen.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49126600048883,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/098-kopertina-shoqeria-pa-shkolle-botim-2019-600x876.jpg?v=1779870862","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/shoqeria-pa-shkolle","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}