{"product_id":"shkurtesia-e-jetes","title":"SHKURTESIA E JETES","description":"\u003cp\u003e“Shkurtësia e jetës” është një ese morale e shkruar nga filozofi stoik romak Seneka në vitin 49 të erës sonë. Është hartuar në formën e një letre, të cilën Seneka ia drejton vjehrrit të tij, Paolinos. Autori vë në dukje se njerëzit e shpërdorojnë pjesën më të madhe të kohës me aktivitete të pakuptimta. Nga njëra anë, natyra i jep njeriut kohë të mjaftueshme për të realizuar gjëra të rëndësishme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNga ana tjetër, njeriu duhet ta shfrytëzojë atë në mënyrën e duhur. Seneka thotë se “vetëm ata që i kushtohen filozofisë, janë vërtet të gjallë. Jo vetëm që kanë kontroll mbi jetëgjatësinë e tyre, por i bashkëngjisin çdo epokë ekzistencës së tyre. Nëse me fuqinë dhe madhështinë e mendjes arrijmë të kapërcejmë kufijtë e ngushtë të dobësisë njerëzore, e gjatë do të jetë koha për të jetuar”. Seneka i inkurajon lexuesit të jetojnë në të tashmen dhe të përshtaten me një jetë kuptimplotë – në harmoni me natyrën. Vetëm në këtë mënyrë, njeriu mund të çlirohet nga e kaluara dhe e ardhmja dhe, duke i dhënë kuptim momentit, arrin lumturi në jetë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48898413920499,"sku":null,"price":700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/shkurtesa-e-jetes.jpg?v=1777637851","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/shkurtesia-e-jetes","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}