{"product_id":"shkrimtar-si-profesion","title":"SHKRIMTAR SI PROFESION","description":"\u003cp\u003eMendoj se ky libër do të shihet si një grup esesh autobiografike, por fillimisht esetë nuk i shkrova me këtë ide. Doja vetëm të shkruaja në mënyrën më konkrete dhe praktike për rrugën që kam ndjekur si shkrimtar dhe për idetë dhe mendimet që më kanë shoqëruar gjatë këtij procesi. Megjithatë, të shkruarit e romaneve nuk është tjetër, veçse shprehje e vetvetes, kështu që të flasësh për procesin e të shkruarit, do të thotë që pashmangshmërisht të flasësh për veten.  Që të them të vërtetën, nuk e di aspak nëse ky libër do të shërbente si udhërrëfyes apo udhëzues për t’u ardhur në ndihmë atyre që shpresojnë të shkruajnë romane.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDua të them vetëm se, duke qenë se jam një njeri që kam mënyrën time të të menduarit, nuk e di se sa do të jeni në gjendje ta përgjithësoni apo ta përdorni mënyrën time të të shkruarit dhe të jetuarit. Pothuajse nuk njoh shkrimtarë të tjerë dhe nuk e di se si shkruajnë ata, kështu që nuk bëj dot krahasime. Për mua, kjo është mënyra e vetme e të shkruarit që di, dhe këtë ndjek. Sigurisht, nuk e propagandoj si mënyrën më të mirë për shkrimin e romaneve. Mbase mund të përdorni disa gjëra nga metodat e mia, por disa të tjera mund të mos ju hyjnë dhe aq në punë. Kuptohet që, po të merrni njëqind shkrimtarë, do të gjeni njëqind mënyra të ndryshme për shkrimin e romaneve. Shpresoj që të gjithë ta kuptoni këtë dhe të nxirrni përfundimet tuaja lidhur me atë që përdor unë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48694281666803,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/cxfrwdwhlc-0.jpg?v=1773904814","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/shkrimtar-si-profesion","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}