{"product_id":"shendeti-psiko-emocional-i-femijve-kalon-neper-duart-tuaja","title":"SHENDETI PSIKO-EMOCIONAL I FEMIJVE KALON NEPER DUART TUAJA","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePërgjatë punës sime me nxënësit në ambientet shkollore, kam qenë e interesuar në lidhje me problematikat që ata kanë në klasë dhe në mësime. Po ashtu, jam interesuar së tepërmi edhe për marrëdhëniet e tyre në ambientet familjare, marrëdhënien e tyre në ambientet e klasave dhe ambientin shkollor, me mësuesit, si dhe në procesin arsimor. E vetëdijshme për të gjitha problematikat që mund të përballen nxënësit gjatë viteve shkollore, që nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, unë vendosa të zhvilloja disa tema në ndihmë të tyre në ambientet e klasave, në varësi të nevojave dhe karakteristikës së çdo klase në përgjithësi, apo çdo karakteristike dhe nevoje të secilit nxënës në veçanti. E thënë edhe më qartë, temat e diskutuara ishin tema të lindura nga nevoja e nxënësve, që diskutoheshin apo zhvilloheshin në forma dhe mënyra të ndryshme brenda klasës dhe jashtë saj.Pikërisht gjatë diskutimit të këtyre temave, më lindi ideja e trajtimit të tyre në mënyrë më të hollësishme në formën e një libri. Bashkëbisedimi me miqtë në lidhje me këtë ide më inkurajoi që unë ta ndërmerrja këtë iniciativë, në mënyrë që të sillja një udhërrëfyes i cili mund t’i vinte në ndihmë sadopak nxënësve dhe mësuesve të tyre. Diskutim pas diskutimi, kërkim pas kërkimi dhe grumbullim informacionesh të ndryshme në lidhje me temat e trajtuara, u arrit të mblidheshin të gjitha materialet e nevojshme që unë të ulesha vendosmërisht për t’i shkruar, tashmë në formatin e një libri.Inkurajimi që mora gjatë bashkëbisedimeve të ndryshme u dha fund hezitimeve të mia mbi dobinë që ky libër do të ketë, jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit apo familjet e tyre, të cilët kanë shprehur interesimin për të pasur më tepër informacion në lidhje me temat e prekura këtu. Është një libër sa informativ, aq edhe praktik. Sa motivues aq edhe promovues.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48898299199731,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/shendeti-psiko-emocionale-i-femijeve-kalon-neper-duart-tuaja.jpg?v=1777626094","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/shendeti-psiko-emocional-i-femijve-kalon-neper-duart-tuaja","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}