{"product_id":"seria-twisted-lojera-libri-i-dyte","title":"Seria TWISTED, Lojera - libri i dyte","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eStoik, mbrojtës dhe arrogant, truproja e elitave, RIS LARSENI, ka dy rregulla:\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003e1) Të mbrojë klientët e vet me çdo kusht;\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003e2) Të mos përfshihet emocionalisht me ta. Asnjëherë.  Kurrë nuk është tunduar t’i thyejë këto rregulla, derisa takoi... atë.  Brixhita fon Ashebërgun. Një princeshë me të njëjtën kokëfortësi si e tija dhe një zjarr të brendshëm që ia bën rregullat shkrumb e hi. Ajo ishte gjithçka që ai nuk priste dhe për të cilën nuk e dinte se kishte nevojë.  Ditë pas dite, milimetër pas milimetri, ajo ia ul tërë barrierat, derisa ai përballet me një të vërtetë, që nuk mund ta mohojë më: është betuar që ta mbrojë, po gjithçka do është ta shkatërrojë. Ta bëjë të vetën. Sepse ajo është e tija. Princesha e tij.  Fruti i tij i ndaluar. Fantazia e tij e shthurur. Mbretërore, me vullnet të fortë dhe e lidhur me zinxhirët e detyrës, PRINCESHË BRIXHITA ëndërron lirinë për të jetuar dhe dashuruar sipas zgjedhjes së vet. Po kur i vëllai heq dorë nga froni, ajo befas gjendet përballë idesë së një martese pa dashuri, për përfitime politike dhe një froni, që nuk e ka dashur kurrë. Dhe ndërkohë që përballet me intrigat dhe tradhtitë e rolit të saj të ri, duhet të fshehë edhe dëshirën për një burrë, që nuk mund ta ketë.  Truprojën e saj. Mbrojtësin e saj. Shkatërrimin e saj përfundimtar. E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë... dhe t’i dënojë të dy.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48616492302579,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/seria-twisted-lojera-libri-i-dyte_e37f0844-752d-4287-bf73-dcda322d8555.jpg?v=1773139568","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/seria-twisted-lojera-libri-i-dyte","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}