{"product_id":"serenata","title":"SERENATA","description":"\u003cdiv class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\"\u003e\n\u003cdiv dir=\"auto\"\u003eFundi i viteve 30'... Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur identitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah...\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\"\u003e\n\u003cdiv dir=\"auto\"\u003ePresionet dhe dhuna e hitlerianëve ndaj hebrenjve bëhen të padurueshme dhe nga frika se mos zbulohet identiteti i vërtetë i vajzës, Maksi dhe Nadia vendosin të shkojnë në Paris dhe të jetojnë atje në qetësi. Gjatë udhëtimit me tren për në Paris, Maksi largohet për një çast...\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\"\u003e\n\u003cdiv dir=\"auto\"\u003eViti 2001... Maksimilian Vagner, 87 vjeç, një shtetas amerikan me origjinë gjermane, i cili në fund të viteve 1930 ka dhënë leksione në Universitetin e Stambollit, kthehet në Stamboll pas 59 vjetësh. Për të shoqëruar atë nga universiteti mikpritës është caktuar Maja Duran, 36 vjeç, specialiste për marrëdhëniet me publikun.\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\"\u003e\n\u003cdiv dir=\"auto\"\u003eProfesori vjen në Stamboll jo vetëm për të mbajtur leksione, por edhe për të kujtuar fundin tragjik të historisë së tij të dashurisë me Nadian. Maja jo vetëm përfshihet në një histori dashurie mbresëlënëse gjashtëdhjetëvjeçare, e cila shpaloset ngadalë-ngadalë, por edhe mëson shumë sekrete të historisë botërore dhe të familjes së saj.\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\"\u003e\n\u003cdiv dir=\"auto\"\u003eLivaneli nxjerr në ditë të diellit të vërteta që nuk i dimë, që i kemi harruar dhe ndoshta nuk na pëlqejmë kur i lexojmë. Ky libër na mundëson të zhytemi në emocione të thella dhe intensive. Romantizmi, historia, emocioni, të gjitha janë të fshehura në këtë libër. I shkruar me një stil të suksesshëm sa lexuesi nuk dëshiron ta heqë nga dora.\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49052939321587,"sku":null,"price":1300.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/serenata.jpg?v=1778776346","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/serenata","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}