{"product_id":"seksi-i-dyte-2","title":"SEKSI I DYTË 2","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eShkrimtarja Simone de Beauvoir në veprën e saj i mëshon në mënyrë të vazhdueshme kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Në krijimtarinë e saj të pasur, e cila përfshin gjini të ndryshme, si romane, ese, vepra autobiografike e teatrale, mund të thuhet pa dyshim se vendin e parë e zë Seksi i dytë, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjeve feministe botërore. “Drama e gruas qëndron tek konflikti midis kërkesës themelore të çdo subjekti që mbahet gjithmonë si thelbësor dhe kërkesave të një gjendjeje që e mban si jothelbësore. Si mund të përkryhet një qenie njerëzore në gjendjen e femrës? Ç’rrugë i janë çelur asaj? Cilat të çojnë në udhë pa krye? Si mund të gjesh pavarësinë në gjirin e vartësisë? Cilat rrethana kufizojnë lirinë e gruas dhe a mund t’i kapërcejë ajo? Këto janë çështjet themelore që do të donim të ndriçonim. Kjo nuk do të thotë që, duke u interesuar për fatin e individit, të mos i përkufizonim këto fate me termat e lumturisë, por me termat e lirisë.” Kështu shkruan autorja në hyrjen e këtij libri që konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të shekullit XX.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48704849543411,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/3618e4a2-afd8-4cba-b3f3-1dfe4ce6f07d.jpg?v=1774024595","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/seksi-i-dyte-2","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}