{"product_id":"renia","title":"RËNIA","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eJashtë ironisë dhe sarkazmave të Zhan Batist Klemansit, këtij \"profeti bosh për kohët mediocre,, ky \"njeri i kohës sonë\" me \"lirizëm qelizor\", që ushtron funksionet e çuditshme të \"gjykatësit pendestar\" dhe që, nëpërmjet pohimit të fajësisë së tij, kërkon ta fusë bashkëbiseduesin e tij memec - apo lexuesin e tij - nis rrëfimin e vet, Kamyja shpreh edhe njëherë nostalgjinë e tij për pafajësinë dhe për bashkimin midis qenieve njerëzore, në një botë ku secili ëndërron për pushtet dhe ku \"dialogu \" është zëvendësuar me \"komunikatën \". Tregimi i Klemansit është shprehje e ndërgjegjes sonë të turbulluar. Duke folur për ne, ai na detyron të pranojmë se \"të jesh i lumtur, do të thotë të jesh fajtor \". Ky është ndoshta, një nga kuptimet më të thella të Rënies, vepër dyshimi, vënie në formë e një trazimi të brendshëm dhe e një keqardhjeje, ndërgjegjeje të mprehtë, e pastërtisë së pamundur. Kamyja thoshte se ferri është brenda vetes, është rënie e pafundme në purgatorin e njerëzve.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48676421009651,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/renia.jpg?v=1773864848","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/renia","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}