{"product_id":"pylli-norvegjez","title":"PYLLI NORVEGJEZ","description":"\u003cp\u003eShirat e ftohtë të nëntorit e kishin regjur tokën dhe i kishin dhënë atmosferën gri të peizazheve flamandë gjithçkaje, ekipit që ndihmonte uljen të veshur me mushamatë e shiut, flamurit në majë të godinës së aeroportit dhe reklamës së BMV – së në tablonë e madhe. Ja pra, përsëri në Gjermani. Kur avioni u ul, nga altoparlantët e sipërm filloi të dëgjohej një muzikë e lehtë, një orkestrim i ëmbël i këngës së Bitëllsave, \"Norwegian Wood\" (Pylli norvegjez).\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMelodia e saj më shkaktonte gjithmonë një drithërimë të lehtë, por këtë herë qe më e fortë se kurrë\". Kjo muzikë e çon papritur Torun, personazhin e romanit, në një të kaluar shumë të largët, për të cilën kishte shumë kohë që nuk mendonte. Nuk arrijmë të mësojmë dot arsyen që e ka sjellë personazhin kryesor në Hamburg, por duket thjeshtë një urëkalim për tek e shkuara, nga e cila është dominura ky roman. Situata që përshkruhet në fjalinë hyrëse, nuk ripërsëritet më, ashtu siç edhe e tashmja nuk luan më asnjë rol. I gjithë romani është një kujtim i gjatë në të cilin fëmijëria rijetohet si në një film i ndërtuar mbi digresionet.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKy roman i jashtëzakonshëm elegjiak e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare (dhe në listat e autorëve më të shitur në Japoni) dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa edhe kënga e Bitëllsave \"Norwegian Wood.\" Toru, një student i urtë dhe i pjekur para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eToru fillon të mësohet me jetën e universitetit, me izolimin dhe vetminë që gjen atje, por për Naokon, presionet dhe përgjëgjësitë e jetës, janë të padurueshme. Teksa ajo tërhiqet gjithnjë e më thellë në botën e saj të brendshme, Toru e gjen veten duke i kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKy libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe etosit, me të cilin kanë qenë dominuar vitet gjashtëdhjetë, dhe udhëtimit romantik të një studenti të dashuruar. \"Pylli norvegjez\" është një histori tragjike dashurie e vdekjeje, humbjesh e ngritjesh dhe përfaqëson hyrjen triumfale të Murakamit në tregun japonez.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48694073884915,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/olcxfutipo-0-search-resize.webp?v=1773904440","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/pylli-norvegjez","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}