{"product_id":"problemi-spinoza-irvin-d-yalom","title":"PROBLEMI SPINOZA","description":"\u003cdiv class=\"product_desc\" id=\"product-description-short-3566\"\u003e\n\u003cp\u003e\u003cbr\u003eAmsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFshehurazi, Bentoja studion gjuhën dhe idetë e Aristotelit e të filozofëve të mëdhenj grekë në akademinë e Franciskus van den Endenit, ku një pjesë e mësimdhënies iu besua së bijës, Klara Marisë, një vajze me qafën si mjellmë dhe buzëqeshje joshëse, që aq keq ia trallisi mendjen Barukut, sa i ngjalli mendime të përlyera dhe dëshira që s't'i nxë goja t'i thuash brenda mureve të bashkësisë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eS'do shumë mend që ta kuptosh si i shkoi filli këtij edukimi filozofik dhe sentimental: mendimtari i ri u shkishërua dhe u shtrëngua të bëjë një jetë vetmitare, në zgrip, por që gjithsesi do të nxjerrë në dritë vepra që për nga thellësia dhe dramaticiteti i kanë shoqet e rralla. Vepra, që treqind vjet më vonë, e trazuan ligsht mendjen e \"arianit\" Rozenberg, që u bë një ndër themeluesit e partisë naziste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Hitlerit.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/div\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48582491341043,"sku":null,"price":900.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/problemi-spinoza-irvin-d-yalom.jpg?v=1772199920","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/problemi-spinoza-irvin-d-yalom","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}