{"product_id":"prilli-i-thyer","title":"PRILLI I THYER","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNë rrafshnaltën ku udhëtojnë Besian Vorpsi dhe gruaja e tij kjo mundësi është një realitet shumëshekullor. Kadare e ka vendosur kuadrin e romanit të tij në krahinën e Mirditës, një rrafshnaltë e izoluar nga pjesa tjetër e vendit, pa rrugë të denja për këtë emër, dhe bastion katolik e tradicionalist. Këtu, në këtë atelie të tragjedisë shkrimtari ka përqendruar karakteristikat e kanunit (domethënë canon, e drejta zakonore) të shumë krahinave të veriut e të lindjes, të marra nga përshtypjet e mbledhura gjatë qëndrimit të tij në veri, në fund të viteve ’70. Kështu, personazhi i Ali Binakut është huajtur nga realiteti: Binak Aliu, që është emri i tij i vërtetë, ishte një nga figurat e shquara të Verilindjes së Shqipërisë në fund të shekullit XIX.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eMeqenëse ne kemi të bëjmë me një kanun të ngjeshur, të pasuruar, tragjedia ka të gjitha mjetet e mundshme për t’u shprehur. Romani ilustron nenet më të shquara zakonore të këtij kanuni të tmerrshëm.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48644512612595,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/prilli-i-thyer.jpg?v=1773650499","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/prilli-i-thyer","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}