{"product_id":"politika-aristoteli","title":"POLITIKA ARISTOTELI","description":"\u003cp\u003eTregohet se veprat e Aristotelit u ruajtën nga studenti i tij, Theophrastus, ai që vijoi Aristotelin në udhëheqje të shkollës shëtitëse. Libraria e Theophrastusit i kaloi nxënësit të tij Neleus. Për ta mbrojtur nga hajdutët, trashëgimtarët e Neleusit i fshehën ato në një qilar, ku shumica e veprave u prishën nga lagështia, moli dhe krimbat.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë këtë vend të fshehtë ato u zbuluan në vitin 100 p.e.s nga Apellicioni, një dashamirës i njohur i librave, i cili i morri dhe i solli në Athinë. Më pas ato u shpunë në Romë, pas rënies së Athinës nga Sulla në 86 p.e.s. Këtu, veprat e mjeshtrit të madh tërhoqën shpejt vëmendjen e studiuesve dhe ribotimi i tyre i dha një vrull të paparë studimit të traktateve të tij filozofike dhe vepra të ndryshme me karakter shkencor.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKështu, vepra e Aristotelit mund të ndahet në tre kategori:\u003cbr\u003e• Dialogje dhe veprat e tjera me karakter popullor\u003cbr\u003e• Përmbledhje faktesh dhe materialesh të studimeve të veçanta shkencore\u003cbr\u003e• Vepra sistematike filozofike\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49126690521331,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Histori-politike-26112017101705-0033.jpg?v=1779878133","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/politika-aristoteli","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}