{"product_id":"pnini","title":"PNINI","description":"\u003cp\u003ePnini është një kryevepër letrare, si e gjithë vepra e Vladimir Nabokovit, këtij mjeshtri të fjalës, gati i pashoq në historinë e letërsisë botërore. Pnini është një skicë e thuktë e plot ironi mbi metamorfozën e njeriut mes kulturave, ku personazhit kryesor të tij, Profesor Pninit i duhet të bëjë kapërcimin nga Rusia cariste në Amerikë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDhe në këtë lëvizje, atij do t’i duhet, jo pa mundim, të zërë vend duke ecur nëpër një shteg dyshimesh, në kampusin e një kolegji në zemër të atdheut të ri. Një burrë me emocione aq komplekse, Pnini nuk mund t’i shpëtojë një beteje, plot hezitime e ngjarje befasuese, me jetën amerikane, me gjuhën e re dhe rrethanat e reja të komunikimit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePor në këtë histori kaq tërheqëse dhe joshëse, duke e ndjekur këtë humbës të lindur ndaj mundësive që i jep atij bota e re, ne ndeshim në patosin e një gjenerate të ndarë mizorisht dhe në mënyrë të pakthyeshme nga e kaluara e saj.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eI tillë, Pnini ynë të jep ndonjëherë pamjen e një klouni, ndonjëherë ndjesinë e keqardhjes, siç edhe shpesh të bën t’i rikthehesh batutave dhe kthesave të tij befasuese. Ky rrëfim plot humor, ka të gjithë ngarkesën që e dallon stilin e një mjeshtri si Nabokov, i njohur nga lexuesi shqiptar nga e përbotshmja histori: “Lolita”.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48693376319731,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/pnini.jpg?v=1773903146","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/pnini","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}