{"product_id":"petali-i-gjate-i-detit","title":"PETALI I GJATE I DETIT","description":"\u003cp\u003eViti 1939. Në fund të Luftës Civile në Spanjë, mjeku i ri Viktor Dalmau dhe një mikeshë e familjes, pianistja Roser Brugera, ashtu si mijëra spanjollë të tjerë, u detyruan të iknin nga Barcelona. Pasi përshkuan Pirenejtë, në Bordo, duke u shtirur si të martuar, arritën të hipin në bordin e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003cem\u003eWinnipeg\u003c\/em\u003e– ut, vaporit të marrë me qira nga Pablo Neruda për të çuar më shumë se dy mijë refugjatë spanjollë në Kili – “petalin e gjatë të detit dhe dëborës”, sipas fjalëve të vetë poetit – në kërkim të paqes që nuk iu dha në atdheun e tyre.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAtje kanë fatin të priten me dashamirësi e bujari dhe shpejt arrijnë të integrohen, ta marrin sërish në dorë jetën e tyre dhe të ndihen pjesë e fatit të vendit, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrëzoi presidentin Salvador Allende. Dhe kështu, edhe një herë të tjetër, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eE frymëzuar nga ngjarje historike që i ka përjetuar fort, Isabel Allende bën një eksplorim emocionues të lidhjeve sentimentale që mund të farkëtohen në një mërgim të zgjatur, kur njeriu pyet veten se çfarë është toka e tij, nëse është territori mitik dhe i pakthyeshëm i rinisë apo vendi ku hedhin rrënjë dashuri të reja dhe të pathyeshme.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796084437235,"sku":null,"price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/petali-gjate-i-detit.jpg?v=1775302285","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/petali-i-gjate-i-detit","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}