{"product_id":"paula","title":"PAULA","description":"\u003cdiv class=\"row\"\u003e\n\u003cdiv class=\"bwp-single-product list\" data-product_layout_thumb=\"list\" data-zoom_scroll=\"false\" data-zoom_contain_lens=\"true\" data-zoomtype=\"inner\" data-lenssize=\"200\" data-lensshape=\"round\" data-lensborder=\"2\" data-bordersize=\"2\" data-bordercolour=\"transparent\" data-popup=\"true\"\u003e\n\u003cdiv class=\"bwp-single-info col-lg-6 col-md-6 col-sm-12 col-xs-12\"\u003e\n\u003cdiv class=\"summary entry-summary\"\u003e\n\u003cdiv itemprop=\"description\" class=\"description\"\u003e\n\u003cp\u003eDëgjo, Paula, dua të të rrëfej një histori që, kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKështu fillon romani i Isabel Allende-s, kushtuar vajzës së saj.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePaula ka lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, ku edhe punon… Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eBefas Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë San Franciskon ku jeton dhe shkon t’i rrijë pranë së bijës. Ndërsa mjekët provojnë lloj-lloj mjekimesh për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetmen armë të saj: shkruan “për të trembur vdekjen”, siç pohon ajo. Përdor magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku përreth Paulës të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje të madhe e të çuditshme. Ata, të gjithë së bashku dhe me kujtimet e secilit, formojnë një zinxhir njerëzor që do ta mbajë Paulën në jetë. Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allende-s, një rrëfim tronditës plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive…\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eËshtë rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllte sytë më 6 dhjetor 1992) që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg prej andej, po e dëgjon.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNuk mund të ketë ndarje përfundimtare, përderisa ekziston kujtimi.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eLamtumirë Paula-grua!\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMirë se vjen, Paula-shpirt!\u003c\/p\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cform class=\"cart\" method=\"post\" enctype=\"multipart\/form-data\"\u003e\n\u003cdiv class=\"quantity\"\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv class=\"button_single\"\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003c\/form\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796100165875,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Paula-1000x1573.png?v=1775302789","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/paula","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}