{"product_id":"paula-dituria","title":"PAULA DITURIA","description":"\u003cp\u003eNë dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj. Edhe pranë shtrati të saj, në shtëpinë tonë në Kaliforni, verën dhe vjeshtën e vitit 1992.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDëgjo Paula, dua të të rrëfej një histori që kur të zgjohesh të mos ndihesh edhe aq e përhumbur. Kështu fillon romani i Isabel Allendes, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e nënës së saj të famshme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDy gra, dy fate të ndryshme. Befas Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë Franciskon ku jeton, për t'i ndejtur pranë së bijës. Ndërsa mjekët provojnë lloj – lloj mjekimesh për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetmen armë të saj: shkruan \"për të trembur vdekjen\".\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eThërret të gjithë anëtarët e familjes së saj të çuditshme që, së bashku me kujtimet, të formojnë një zinxhir njerëzor, që do ta mbajë Paulën në jetë. Këshftu libri bëhet autobiografia e Isabel Allendes, një rrëfim tronditës, plot me hollësi për zanafillen e librave të saj, udhëtimeve, dashurive... Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg që këtej po e dëgjon. Nuk ekziston ndarja përfundimtare derisa ekziston kujtimi.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796224979187,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/paula-isabel-allende.jpg?v=1775306299","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/paula-dituria","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}