{"product_id":"pallati-i-endrrave","title":"PALLATI I ËNDRRAVE","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003e“Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, – titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë. Mark-Alemi, protagonisti i tij, hyn për herë të parë në Tabir Saraj, organizëm i perandorisë otomane, që merret me gjumin dhe ëndrrat. Me kupolat e tij të zbehta dhe me korridoret e shkreta, në Pallatin e Ëndrrave nuk vlejnë rekomandimet, ndonëse, në mënyrë paradoksale, letra që ka ndër duar Mark-Alemi i shërben për të hyrë në departamentet më të mira – Seleksionim dhe Interpretim – dhe për të nisur një ngjitje që do ta çojë, përmes makinacionesh dhe komplotesh, në hierarkinë më të lartë, deri tek privilegji më i rrallë i të qenit ndër ata që merreshin me Ëndrrën e Madhe që i ofrohej Sovranit.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48644519330035,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/PALLATI_I_ENDRRAVE_2015-02.webp?v=1773651140","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/pallati-i-endrrave","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}