{"product_id":"pacientja-e-heshtur","title":"PACIENTJA E HESHTUR","description":"\u003cp\u003eNë dukje, jeta e Alisia Berensonit është e përsosur. Ajo është një piktore e famshme, e martuar me një fotograf të mirënjohur në fushën e modës, dhe jeton në një shtëpi madhështore me dritare\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003etë mëdha, në një nga zonat më të lakmuara të Londrës. Një mbrëmje, bashkëshorti i saj, Gabrieli, kthehet vonë në shtëpi dhe Alisia e qëllon me armë pesë herë në fytyrë. Pas kësaj, ajo nuk nxjerr më asnjë fjalë nga goja.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eRefuzimi i Alisias për të folur ose për të dhënë ndonjë lloj shpjegimi, e kthen këtë tragjedi familjare në diçka shumë më të madhe, e kthen në një mister që tërheq imagjinatën e publikut\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003edhe i jep Alisias famë të jashtëzakonshme. Çmimi i artit të saj kap majat, kurse ajo, pacientja e heshtur, u fshihet tabloideve dhe gjendet në Grove, një klinikë e sigurisë së lartë në Londrën\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eVeriore.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTeo Faberi është një psikoterapist kriminalistik, i cili e ka pritur prej kohësh mundësinë për të punuar me Alisian. Vendosmëria e tij për ta bërë Alisian të flasë dhe për të zbuluar misterin se përse e qëlloi të shoqin, e çon të ndjekë një rrugë gjarpërushe drejt motivimeve të tij – një kërkim për të vërtetën, e cila kërcënon vetë atë….\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePacientja e heshtur është një thriller psikologjik tronditës, që ka në qendër aktin e dhunës së një gruaje ndaj bashkëshortit të saj – dhe të terapistit të fiksuar pas zbulimit të motiveve të saj.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48768791052531,"sku":null,"price":1300.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/pacjente.jpg?v=1774703780","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/pacientja-e-heshtur","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}