{"product_id":"nje-veshtrim-multifokal-i-historise-se-shqiperise-1920-1939","title":"NJE VESHTRIM MULTIFOKAL I HISTORISE SE SHQIPERISE 1920-1939","description":"\u003cp\u003eNATHALIE CLAYER është eksperte e historisë osmane dhe post-osmane të Ballkanit dhe Turqisë. Ajo është drejtore e kërkimeve në CNRS (CETOBaC) dhe drejtore e studimeve në EHESS në Paris. Ajo është marrë në mënyrë të veçantë me hapësirën shqiptare, me çështjet fetare dhe identitare, me çështjet e hapësirave dhe trajtesat biografike. Midis të tjerave, Nathalie Clayer ka botuar Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Botimet Përpjekja (2009, 2012), ka bashkëdrejtuar punimet kolektive Tassos Anastassiadis, Nathalie Clayer (red.), Society, Politics and State Formation in Southeastern Europe during the 19th Century (2011); Hannes Grandits, Nathalie Clayer, Robert Pichler (red.), Conflicting loyalties in the Balkans. The Great Powers, the Ottoman Empire, and Nation-Building (2011). Shumë prej punimeve të saj janë përkthyer dhe botuar në revistën Përpjekja.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eShteti-komb i nacionalizon historiografitë. Por, meqenëse është kështu, a duhet lënë mënjanë krijimi i shtetit si temë studimore? Jo, sigurisht që jo, por duhet patjetër që të trajtohet ndryshe.\u003c\/p\u003e\n\u003cdiv class=\"insertion-box\"\u003e\n\u003cdiv class=\"\"\u003e\n\u003cdiv id=\"t69f45de25a207\" data-p=\"100\"\u003e\n\u003cdiv id=\"MDA31548\" data-adid=\"mdaliberale22360\" data-netid=\"137356148\" data-sizes=\"300x250\" class=\"\" data-google-query-id=\"\"\u003e\n\u003cdiv id=\"google_ads_iframe_\/137356148\/mdaliberale22360_0__container__\"\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cp\u003ePikërisht këtë sugjeron tashmë një historiografi e re, e cila së bashku me zhvillimin e historisë globale, përpiqet ta zgjerojë fokusin e studimit. Ky punim vë në qendër të vëmendjes shtetin-komb, e sheh atë si një hapësirë kuptimore, qarkullimesh, pengesash dhe mundësish, që ndërtohet e rindërtohet me kalimin e kohës, në ndërveprim me hapësira të tjera sociale dhe sipas temporalitetesh të ndryshme.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48898244706547,"sku":null,"price":1700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/wktjmbcxgw-0.jpg?v=1777622530","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/nje-veshtrim-multifokal-i-historise-se-shqiperise-1920-1939","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}