{"product_id":"nje-nomos-per-token","title":"NJE NOMOS PER TOKEN","description":"\u003cp\u003eCarl Schmitt është një nga mendimtarët politikë dhe juristët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar. Figurë e spikatur dhe origjinale e intelektualëve europianë, puna e tij përshkon disiplina por edhe tema komplekse, epoka dhe probleme të mprehta, të pasura teorikisht sa të mos humbin aftësinë e riaktualizimit. Në një raport problematik me traditën hobbesiane, Schmitt-i analizon disa nga fenomenet më të rëndësishme për teorinë e së drejtës dhe të mendimit politik.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMënyra se si tezat e tij përshkojnë nyje shumëshekullore për të nxjerrë në dritë themelin e paqëndrueshëm të politikes, në të njëjtën kohë që zhvillohet përballja me rrymat e mendimit liberal e pozitivist, tregojnë natyrën autentike të shqetësimit të tij intelektual dhe, si e tillë, mbetet njëlloj apeluese sot, në përpjekjen për të menduar kritikisht shpërfaqjen e një rendi të ri global dhe boshtet problematike që implikohen në të.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKy vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDamiano Aliaj është studiues i filozofisë me interes kërkimor kryesisht në filozofi politike dhe të së drejtës, por këto degëzime nuk i shikon si të ndara përfundimisht nga metafizika. Pikërisht në raportin midis rendit dhe themeleve të tij, natyrës së këtyre të fundit dhe gjenerimit rendues në politikë e drejtësi, vendoset edhe nyja gërshetuese me mendimin ontologjik dhe metafizik.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48900060414195,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/product_677bc50478ebe.jpg?v=1777727465","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/nje-nomos-per-token","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}