{"product_id":"nje-nate-te-erret-lashe-shtepine-time-te-heshtur","title":"NJË NATË TË ERRËT LASHË SHTËPINË TIME TË HESHTUR","description":"\u003cp\u003eKy është një roman i madh, shpesh fantast, fuqimisht evokues, për kon¬fliktin e një burri me veten dhe udhëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij konflikti. Një natë farmacisti i Taxhamit, një mesoburrë pa emër, i tregon historinë e vet rrëfimtarit të librit. Farmacisti është person tepër i njohur atje dhe mjaft i respektuar, por ndërkohë i vetmuar, i ndarë nga gruaja dhe një bir që e ka dëbuar nga shtëpia. Ai ndihet mirë mes natyrës dhe tepër i dhënë pas mbledhjes dhe ngrënies së kërpudhave haluçinogjene.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNjë ditë atij i ndodh një gjëmim në kokë që ia bën të pamundur të folurin dhe romani shndërrohet nganjë rrëfim ironik, në një koleksion të jashtëzakonshëm mbresash sensuale, vëzhgimesh dhe përsiatjesh. Farmacisti që tashmë quhet shoferi, merr një udhëtim me veturë nëpër Alpe bashkë me dy shoqërues – një ish-kampion i famshëm skish dhe një poet gjithashtu i mirënjohur – kur i ndodh që të rrihetkeqas nga një grua e fuqishme, misterioze e atyre zonave.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAi përshkon një tunel dhe zotërohet nga ideja e vdekjes, ndërsa e sheh veten në një terren surreal, të largët. Pas një sërë ngjarjesh të çuditshme, plot tensione por edhe katarse, farmacistit i vjen e folura dhe kthehet sërish në shtëpi, por jeta e mëparshme është shndërruar përgjithmonë. Ky roman është një eksplorim i fuqishëm, poetik, për gjuhën, mallin dhe shpërbërjen e përvojës njerëzore. Kjo vepër shfaq shkëlqyeshëm dhuntitë magjike të Handkes për prozën.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48675284713715,"sku":null,"price":900.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/edhe-3-romane-te-nobelistit-handke.jpg?v=1773856774","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/nje-nate-te-erret-lashe-shtepine-time-te-heshtur","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}