{"product_id":"nga-kafak-te-kafka","title":"NGA KAFKA TE KAFKA","description":"\u003cp\u003eNga Kafka te Kafka\" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e– Vepra e Kafkës është kjo tablo që quhet vdekje, por është edhe veprimi i errësimit, apo i fshirjes së saj. Por, njëlloj si vdekja, ajo s'mund të errësohet, përkundrazi, shkëlqen admirueshëm prej asaj orvatjeje të kotë që bëmë për ta shuar. Ja përse ne e kuptojmë veçse duke e tradhëtuar dhe leximi ynë vërtitet ankthshëm rreth një keqkuptimi.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e– Do të ishte e padrejtë – dhe qesharake - të thonim se te çdo shkrimtar ka një Brod dhe një Kafkë, se shkruajmë veçse kur kënaqim pjesën aktive të vetvetes, se bëhemi të famshëm veçse kur, në një farë çasti, i besojmë përkushtimit të pakufishëm të një miku. Padrejtësi do të ishte po t'i jepnim Kafkës të gjithë meritën e pastërtisë letrare – ngurimin para shkrimit, refuzimin për të botuar, vendimin për ta shkatërruar veprën – dhe po t'i ngarkonim kopjes së fuqishme miqësore të gjitha përgjegjësitë që janë të lidhura me administrimin tokësor të një vepre shumë të lavdishme.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48640530022643,"sku":null,"price":1100.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/WhatsAppImage2026-03-14at17.20.34_2.jpg?v=1773575897","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/nga-kafak-te-kafka","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}