{"product_id":"net-te-stuhishme","title":"NET TE STUHISHME","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAdriena ka tre fëmijë dhe disa nipër e mbesa. E di që zakonisht e konsiderojnë si zonjë të qetë e të matur, madje të padjallëzuar, dhe shpesh e zbavit fshehja pas këtij stereotipi. Por kur vajza e saj, Amanda, bie në depresion të thellë pas vdekjes së burrit, vendos t'i tregojë një të fshehtë të cilën e kishte mbajtur për një kohë të gjatë brenda vetes, për të mos minuar figurën e saj që shërbente si bosht i baraspeshës familjare. Të ulura në tryezën e kuzhinës, i tregon për një mbrëmje para katërmbëdhjetë vjetësh, kur zëvendësoi një shoqe në kujdesjen për një bujtinë buzë oqeanit dhe gjatë atyre pak ditëve ndryshe nga jeta e saj e zakonshme, përjetoi diçka që do t'i ndryshonte përgjithmonë jetën. Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin. Rizbulojnë kështu lumturinë e thjeshtë të bashkimit me një tjetër qenie njerëzore, por mbi të gjitha e shohin të lidhur së bashku fatin dhe të ardhmen, duke iu dhënë njëri – tjetrit në dashuri...\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49052940566771,"sku":null,"price":900.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/net-te-stuhishme-696x1024.webp?v=1778776489","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/net-te-stuhishme","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}