{"product_id":"motra-e-perlave","title":"MOTRA E PERLAVE","description":"\u003cp\u003eQëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur nga një jetë, pjesë e së cilës nuk ndihet më, niset drejt Australisë, në gjurmët që i ati i ka lënë para se të vdiste: një fotografi bardhezi dhe emrin e një gruaje të panjohur.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePor ai që duhet të ishte një qëndrim i shkurtër në Bangkok, vetëm për një javë, shndërrohet në etapën e parë të një udhëtimi emocionues dhe aventuror. Në plazhet e mrekullueshme të Krabit, Sisi takon Ejsin, një i ri joshës, vetmitar dhe gjithaq misterioz.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMes një kredhjeje në ujërat e kristalta dhe një darke romantike, Ejsi e ndihmon të zbulojë historinë e paraardhëses së saj, Kiti MekBrajdit, një grua e fortë dhe e guximshme, që kishte emigruar në Australi në fillim të shekullit XX: në gjurmën fatale të një perle shumë të rrallë ngjyrë rozë, Kiti gjendet e ndarë mes dashurisë së dy vëllezërve rivalë dhe në qendër të intrigave të një familjeje që zotëron një perandori të tërë...\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cbr\u003eKur më në fund Sisi mbërrin në zhegun përvëlues të shkretëtirës australiane, frymëzimi i zgjohet befas: ndoshta ky kontinent i pamat dhe i egër është vërtet shtëpia e saj.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMe këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48768459309299,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/motra-e-perlave-historia-e-sisit_1.jpg?v=1774689035","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/motra-e-perlave","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}