{"product_id":"mosmarreveshja","title":"MOSMARRËVESHJA","description":"\u003cp\u003eHarmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eShqiptarët me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNëpërmjet himnit, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që prisnin përgjigje për të.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSe Zoti vetë e kishte thënë me gojë…\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSe çfarë kishte thënë Zoti dhe, sidomos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i dramës shqiptare.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48644946133235,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/MOSMARREVESHJA_COVER_2022-2.webp?v=1773652660","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/mosmarreveshja","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}