{"product_id":"mizat","title":"MIZAT","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNjë njeri ecën vazhdimisht duke qenë i bezdisur nga zukamat e mizave, të cilat askush nuk i sheh deri në njëfarë pike. Ekzistojnë vërtet ato, apo janë pjellë e imagjinatës së tij të shfytyruar? Po sikur kjo imagjinatë të përcillet deri tek të tjerë?\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eNjë Odise kthehet në Itakën e tij, i zhvendosur në një tjetër plan kohor jo larg të sotmes, duke na thënë se në fakt Odisetë janë të përhershëm, kthimet e tij rutina e bashkëkohësisë dhe ideja e kthimit një domosdoshmëri sociale.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eNjë qytet zgjohet një ditë pa xhelatin e tij, ndërkohë që tirani absolut jep urdhër që ky të gjendet. Një burrë nis kërkimin e xhelatit në këmbim të një shpërblimi të majmë, derisa gjasat janë t’ia zërë vendin e të shndërrohet në xhelatin e ri, çka është po aq mishërim i xhelatit brenda tij: një rrugëtim i cili dështon nga mungesa e shkathtësisë, por që na zbulon se çdokush tjetër dëshiron të jetë një xhelat.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eAshtu si tek vëllimi “Minotauri”, edhe tregimet e këtij vëllimi pasqyrojnë gjendjen njerëzore dhe reagimin përballë situatave të zakonshme e të pazakonta, si dhe dyshimin mbi vetveten.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003e“Mizat” është pjesa e dytë e një serie me nëntitullin Tregimet më të shkurtra në botë, të cilat do të jenë të ndara në disa vëllime.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48642867822835,"sku":null,"price":500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/mizat.jpg?v=1773584318","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/mizat","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}