{"product_id":"miti-i-sizifit","title":"MITI I SIZIFIT","description":"\u003cp\u003eNëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë?\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePunëtori i sotëm punon gjithë jetën në të njëjtin vend pune dhe fati i tij nuk është më pak absurd. Por ai nuk është tragjik, përveç rasteve të rralla kur bëhet i vetëdijshëm. Sizifi, proletari i perëndive, i pafuqishëm dhe i revoltuar, e njeh gjithë shtrirjen e gjendjes së vet të mjeruar: gjatë zbritjes ai mendon për të.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eQartësia, e cila duhet t'i shkaktonte vuajtje, realizon, në të njëjtën kohë, fitoren e tij. Nuk ka fat që të mos mposhtet me anë të përbuzjes.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e... Por Sizifi këshillon besnikërinë e epërme, e cila mohon perënditë dhe ngre shkëmbinjtë. Edhe ai mendon se gjithçka është mirë. Kjo gjithësi, tashmë pa zot, nuk i duket as e pafrytshme dhe as e kotë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eÇdo kokrrizë e këtij guri, çdo shkëlqim mineral i këtij mali të zhytur në terr, formon në vetvete një botë. Vetë lufta drejt majave mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Sizifin duhet ta përfytyrojmë të lumtur.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48676245602547,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/43.png?v=1773864569","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/miti-i-sizifit","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}