{"product_id":"miti-i-dhunes-fetare","title":"MITI I DHUNES FETARE","description":"\u003cp\u003eMiti i dhunës fetare është pikëpamje dhe qëndrim që beson se \"feja\" është një fenomen endemik në të gjitha kulturat dhe epokat e njerëzimit, i veçuar nga fushat e tjera të aktivitetit njerëzor që, si politika apo ekonomia, klasifikohen si \"shekullare\". Sipas kësaj pikëpamjeje, feja ka prirje për dhunë dhe është absolutiste, irracionale dhe për rrjedhojë e nxit atë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eCavanaugh tregon në këtë vepër, duke argumentuar mbi bazën e burimeve historike, teologjike dhe juridike, se religjioni [feja] nuk është një realitet tejkulturor dhe tejhistorik dhe s'mund të ndahet nga sferat e tjera të aktivitetit njerëzor, dhe se kundërvënia fetare-shekullare është shpikje e modernitetit perëndimor, e cila ka fituar një përhapje të gjerë dhe ka vend qendror në folklorin e shoqërive tona.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMbi këtë konceptim është mbështetur zbutja dhe margjinalizimi i \"tjetrit fetar\", si dhe legjitimimi i dhunës së shteteve moderne, e cila dhunë është gjithnjë moderne, demokratike, përbashkuese dhe racionale. Diskriminimi dhe ndarja mes fetares dhe politikes, sipas Cavanaugh, është një ndër armët më të fuqishme në duart e shteteve moderne.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48899981508851,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/miti-i-dhunes-fetare.jpg?v=1777723680","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/miti-i-dhunes-fetare","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}