{"product_id":"mirgorodi","title":"MIRGORODI","description":"\u003cp\u003eNjë panair ku njerëzit personifikojnë zallamahinë dhe zallamahia personifikon njerëzit, djalli përfiton të ngatërrohet midis gjindjes, gati për të gjetur shkas të korruptojë shpirtrat njerëzorë. Ky djall i cili guxon gjer edhe të rrëmbejë hënën prej qiellit sa herë që i teket, e mandej ta kthejë pas aty ku e mori, përfundon në thasët e ngarkuar me personazhe burrash qesharakë të dhënë pas epshit, por nuk e arrin asnjëherë atë çka dëshiron.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eVasha të bukura aq sa për të marrosur djemtë që t'u hyjnë aventurave veç për të fituar zemrat e tyre; njerka të liga; baballarë matufë; burokratë të vegjël që asnjëherë nuk zgjidhin çështje por rrinë dhe i soditin ato; miqësi pothuaj vëllazërore të krisura për një fjalë goje, e cila në këtë rast është fyerja \"patok\" ndaj tjetrit; - në një klimë midis njerëzish e shtrigash, gazmimit e mallkimeve, Nikolai Gogol gërsheton legjendat ukrainase me jetën e njerëzve përreth tij, ashtu siç vetëm një mjeshtër i rrëfimit si ai mundet.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48642889122035,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/lcxfmwakdl-0.jpg?v=1773585054","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/mirgorodi","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}