{"product_id":"mesha-e-zeze","title":"MESHA E ZEZE","description":"\u003cp\u003eNë periudhën që pasoi Luftën e Ftohtë, konceptimet progresiste të historisë morën rol sundues në diskursin perëndimor. Po i afroheshim, tashmë, një periudhe ku aspiratat utopike do të përmbusheshin. Mirëpo zhvillimet e mëvonshme na bënë të qartë se asgjë e tillë nuk ndodhi.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë këtë libër, Gray argumenton se idetë politike që i kanë dhënë formë kohës sonë janë surrogate të ideve fetare. Sipas autorit, këndvështrimi konvencional për idenë e progresit njerëzor është i gabuar. Besimi te progresi mbështetet te miti i një utopie të realizueshme brenda Historisë, diçka që e ka karakterizuar në mënyrë thelbësore epokën moderne në Perëndim. Më këto premisa, Gray kritikon fuqimisht iluminizmin dhe gjithë izmat që pasuan (liberalizmin dhe neoliberalizmin ndër ta), duke i parë këto si variante shekullare të mitit të Aplokalisit. Kësisoj, diskursi bashkëkohor nuk ndryshon nga paraardhësit, sepse në të dyja rastet nuk i kemi kapërcyer kurrë suazat e mitologjisë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48899953492211,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/olcxfdbsto-0.jpg?v=1777721917","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/mesha-e-zeze","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}