{"product_id":"mendesia","title":"MENDESIA","description":"\u003cp\u003eCarol Dweck, pedagoge në Universitetin e Stanfordit dhe psikologe e njohur me famë botërore, në rrjedhojë të dekadave hulumtimi e kërkimi shkencor rreth arritjeve dhe suksesit, na ofron një teori të vërtetë e novatore, që mund të përmblidhet me një togfjalësh të vetëm – pushteti i paimagjinueshëm që ka mendësia jonë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eProfesoreshë Dweck shpjegon pse aftësitë dhe talenti që zotërojmë nuk janë të mjaftueshëm për të pasur sukses – suksesi kushtëzohet edhe nga qasja që zgjedhim për ta realizuar si synim: do bëjmë tonën mendësinë e rritjes, apo atë të ngurtësimit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMe mendësinë e duhur, jemi në gjendje të motivojmë fëmijët të përmirësojnë notat, po aq sa të arrijmë synime të caktuara, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtësi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes në çdo fushë të dijes e sektor të veprimtarisë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48805650170099,"sku":null,"price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/mendesia.jpg?v=1775481496","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/mendesia","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}